Të premten, më 15 mars, në Nion të Zvicrës, do të hidhen shortet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës. Duke nisur nga ora 12:00, përfaqësuesit e UEFA-s, Gianni Infantino dhe Giorgio Marchetti, do të impenjohen me goglat dhe çiftet e 8 ekipeve të mbetura, në secilën prej dy kompeticioneve europiane.
Në fillim, me Steve McManaman, ambasador i Londrës, vendi ku do të zhvillohet finalja e Champions League, në stadiumin “Wembley”, do të bëhen të ditura sfidat e programuara për më 2-3 prill (vajtja) dhe 9-10 prill (kthimi).
Më pas, me Patrick Kluivert, testimonial i finales së Europa League në Amsterdam, do të zbulohen ndeshjet e programuara për më 4 prill (vajtja) dhe 11 prill (kthimi). Më 12 prill, gjithnjë në Nion, do të hidhet më pas shorti për gjysmëfinalet e të dyja kompeticioneve të UEFA-s.
EDITOR
12 years ago
previous article
Shtëpi nëntokësore në Zvicër
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago