UEFA kohëve të fundit është duke menduar për futjen e disa risive në futboll. Krahas teknologjisë qeveria evropiane e futbollit, në më shumë shtete është duke zhvilluar bisedime për të rritur portat.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, golat  e mëdhenj nuk do përdoreshin në pjesën e rregullt të ndeshjes, por ato do të përdoreshin në garat e Kupës dhe në turne më të mëdhenj.
Po që se gjatë 90 minutave lojë, rezultati do ishte baras, portat me madhësitë standarde do zëvendësoheshin më ato më të mëdha. Goli standard është i lartë 2.44 metra, ndërsa i gjerë 7.32 metra.
Porta e re do kishte lartësinë e njëjtë, ndërsa gjerësia  do rritej në 10.98 m. Sipas UEFA-së, këto ndryshime në portë do të kishin bërë edhe më tërheqës futbollin dhe do shmangeshin goditjen nga pika e bardhë. Portieri i skuadrës angleze Bradford, Mat Duke  ishte i parë që provoi portën e re.