Këtyre ditëve në UEJL u mbajt aktiviteti Programi për zhvillim dhe trajnim 2014 të UEJL-së, ku si tema kryesore ishin universiteti dhe cilësia akademike, trendet globale-stafi-studentët, përdorimi i procedurave dhe proceseve për t’iu përgjigjur studentëve dhe për të maksimizuar suksesin, përmirësimi i mobilitetit të studentëve, përmirësimi i vijave të qarta të autoritetit dhe komunikimit profesional dhe vlerësimi i të nxënit.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori Dika falënderoi stafin për vijën e ngritjes që është shënuar brenda vitit 2013: rritja e numrit të studentëve (në veçanti pr ciklin postdiplomik për 25 %), kalimi në kampusin e ri në Shkup (“Ura”), rritja e përqindjes së punësimit të të diplomuarve nga ky institucion, risinë-freskinë akademike Shkolla e Doktoratës, unike për R e Maqedonisë, MBA-në në bashkëpunim me Kelley School of Bussinnes, ndjekjen e trendeve planetare (internacionlizimi vs. performancat, hulumtim, hulumtim, hulumtim!, stili versatil/i zhdërvjelltësive), TechPark, uni.com, gjithnjë duke pasur parasysh formulën “Ia vlen të jesh i ndryshëm!”
Prof. Farrington, përgjegjësja e Zyrës për cilësi Henshaw, theksuan përvojën britanike (Sheffield), atë suedeze (Linnaeus), përbërësit e dinamikës universitare të bazuar në ligjërim, kërkim dhe shërbim/fonde, komponenti i dytë del si më i rëndësishmi, për aplikueshmërinë e kërkimeve në jetën reale, në industri etj. Prorektori për shkencë, prof. Reka shpalosi refleksione nga performancat kërkimore, sukseisn e hyrjes së SEEU Review në platformën Versitas, përparimin në kontekst të botimeve me impact factor (ISI Thomson-Reuters List), kriteret e evaluimit të performancave në kërkim (revistat, tekstet universitare, raporti i citimit/google scholar, përmbledhjet e konferencave ndërkombëtare etj.), kontributin e kësaj komponente në rangimin e Shanghai List…
Në këtë kontekst stafi mori pjesë edhe në grupet rreth online mësimdhënies, programeve Erasmus +, Horizons 2020. Në seancat e shumta brenda këtyre ditëve messemestrale morën pjesë edhe pjesëtarët nga parlamenti studentor, të cilët me fjalën dhe mesazhin e tyre studentor dhanë kontribut të çmueshëm në vatërzimin e mundësive për të rritur cilësinë, trasmeton Almakos.
Një event me rëndësi ishte edhe ai i shpërndarjes çmimeve të ndryshme për aktivitete që ndërtojnë, avancojnë imazhin e Universitetit në komunitet dhe më gjerë, që japin kontribut shoqërisë dhe botës akademike. Në këtë drejtim, në një ambient solemn, në prezencën e gjithë stafit, ligjërues e administrativ dhe të presidentit të bordit, Çmimi për Performancë të Lartë për vitin akademik 2012/2013 iu nda prof. Ali Pajazitit, shpërblim ky i akorduar nga një komitet përzgjedhës, bazuar në kriteret si kërkimi, botimet, evaluimi studentor, i zyrës për cilësi, kontsruktiviteti kolegial, zëri-imazhi intelektual në bashkësi. /shenja/