Categories
Lajme FRI

UEJL, hapet solemnisht Parku teknologjik

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u hap parkun teknologjik, me ç’ rast morën pjesë Ministri i Ekonomisë dhe Ministri i arsimit dhe shkencës, Valon Saraçini dhe Pançe Kralev.
Në këtë eveniment paraqitjekishin edhe rektori i UEJL Zamir Dika si dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. “Dëshiroj të potencoj se në sferën e trendëve globale gjithnjë e më shumë është e shprehur nevoja për ndërlidhje funksionale të aktivitetit hulumtues shkencor dhe zhvillues me nevojat inovative të kompanive, që do të thotë se parku teknologjik do të mundësoj intensifikimin e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe shkencës…
Ndërsa në këtë mënyrë do të rezultojnë rezultatet nga hulumtimet shkencore zhvilluese, në përgatitjen dhe realizimin e së cilës në mënyrë aktive do të merr pjesë edhe kuadri i universitetit dhe studentët”, theksoi ministri Saraçini duke shtuar se kjo do të thotë realizimi i të ardhurave plotësuese për sektorin privat, por edhe për institucionet arsimore në arsimin elartë, që sërish do të shfrytëzohet për përparimin dhe zhvillimin e veprimtarisë hulumtuese dhe shkencore si dhe zhvilluese të universiteteve, në dobi të studentëve.
“Tregues i mirë i rëndësisë së parkut teknologjik është pikërisht fakti që sot në këtë ngjarje të madhe, marrin pjesë dy ministrat – ministri i ekonomisë dhe i arsimit e shkencës – të cilët treguan respekt me pjesëmarrjen e tyre dhe kjo paraqet një simbol të rëndësisë së kësaj iniciative dhe të investimit. Pjesëmarrjae tyre paraqet përkrahje të madhe e këtjinvestimi fillestar dhe për ne paraqet përkrahje të mëtejme dhe bashkëpunim”, tha nga ana tjetër, rektori i UEJL-it Zamir Dika.
Krahas kësaj që parku teknologjik paraqet fole për krijim, prezantim dhe shitjen e rezultateve shkencore, për zbulime apo patente, për rëndësi profesionale, krijimtari artistike dhe krijimet tjera në kuadër të universitetitnë të cilin ekziston, ai është edhe gjenerator I një energjie pozitive, dëshirë për zbulime të reja, inovacione, projekte të suskesshme të cilat japin rezultate. Parqet teknologjike të universiteteve duhet të bëhen vende ku krijohen teknologjitë e reja, prodhime dhe shërbime të reja, e në këtë mënyrë krijohen edhe punësime të reja dhe përfundimisht efektet ekonmike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version