Univerziteti i Europës Juglindore si çdo vitë akademik edhe kësaj radhe ofron 150 bursa për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin e parë të studimeve deridiplomike. UEJL ofron 83 bursa meritore (MBS) për studentët në ciklin e parë të studimeve (studime deridiplomike) që do të regjistrohen me status studentë të rregullt në vitin akademik 2013/14.
Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe shkathtësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në UEJL.
Afati i aplikimit për Bursat meritore është 23 prill 2013 dhe testimi do të mbahet me 27 prill 2013 në hapësirat e kampusit të UEJL-së në Tetovës.
Për më shumë informacione për bursat meritore klikoni KËTU.
Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëri e Hapur OSF (Open Society Foundation) përmes Programit për përkrahje të arsimit të lartë HESP (Higher Education Support Program, London) ofron 50 bursa për studentët që do regjistrohen në UEJL. Këto bursa mbulojn deri më 80% të pagesës së shkollimit. Në raste të veçanta mund të përfshijë edhe pjesë të akomodimit apo të transportit për studentë që vijnë jashtë rajonit të Tetovës.
Qëllimi i këtij programi është që t’u mundësojë studentëve përkrahje financiare, pa të cilën nuk do të kishin mundur të studiojnë në UEJL. Prandaj, në akordimin e ndihmës financiare të HESP-it do të merret parasysh gjendja sociale dhe ekonomike e studentit, por edhe suksesi i mëparshme në shkollimin e mesëm. Afati i aplikimit është deri më 30.08.2013.
Për më shumë informacione për bursat financiare të HESP klikoni KËTU
UEJL në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, përmes programit të UEJL-së “Investoni në të ardhmen tuaj” do të mundësojë rreth 17 bursa për vitin akademik 2013/14. për ciklin e parë të studimeve. Në akordimin e bursës merren parasysh parasysh rezultati nga testimi për burse dhe  gjendja sociale dhe ekonomike e studentit si dhe preferencat e kompanisë donatore. Afati i aplikimit edhe përë këtë program të bursave është deri më 27.08.2013.
Për më shumë informacione për bursat “Investoni në të ardhmen tuaj” klikoni KËTU