Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë më 13 prill do të jetë i hapur për të gjithë maturantët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për aktivitetin “Dita e Hapur”. Ky universitet është i pari, i cili ka bërë organizimin e këtij aktiviteti jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe tashmë është shndërruar në aktivitet tradicional.
Qëllimi i Ditës të Hapurështë që t’i informojë studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre për mundësitë e studimit, që ofron UEJL, duke filluar nga programet studimore, kushtet për studim, infrastruktura e fakulteteve, teknologjinë informatike, etj.
Gjatë kësaj dite do të njoftohen edhe detajet për datat e testimit për bursa. Për vitin e ri akademik 2012/2013, universiteti ka siguruar një numër të madh të bursave për studentët e rinj. Pjesë tjetër e ndihmës financiare është edhe programi “Punë dhe studime”, ku ashtu si vitet tjera edhe këtë vit akademik, do të përfitojnë rreth 100 studentë
EDITOR
12 years ago
previous article
Palestina me muze historik
next article
USHT – OSBE, projekte të përbashkëta
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago