Categories
Lajme FRI

Uellsi me 16 vjeçar kundër Maqedonisë

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Kris Kolman  për ndeshjen me maqedoninë, i ka bërë ftesë 16 –vjeçarit Hari Uilson i cili luan tek Liverpulli. Ky lajm është publikuar në ueb faqen zyrtare të Federatës së Uellsit të Futbollit.
Trajneri Kollman këtij 16 vjeçari, I ka bërë ftesë pas paraqitjeve të tija të mira në përballjet për U-17 , kundër Hungarisë, Skocisë dhe Sllovenisë. Ndërkohë trajneri i kësaj kombëtare nga ishulli për shkak të lëndimeve të shumta i ka bërë ftesë edhe veteranit Xhejms Kolins nga skuadra e Uest  Hamit. Ndeshja Uellsi – Maqedonia do të luhet nëser në Kardif me fillim në ora 20:45 minuta. Në renditjen e Grupit “A”, Maqedonia me 7 pikë, renditet e pesta, ndërsa Uellsi me 1 pikë më pak është e fundit.

Exit mobile version