Categories
Të tjera

“Uji me limon” ja çfarë kuron

Mund të keni dëgjuar që uji me limon në mëngjes esëll ju bën mirë por nuk e dini se për çfarë përdoret?
Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, por edhe të nutriantët e tjera si; bioflavonoide, pektinë, vitamina A, B1, B6, kalium, kalcium, magnezium, fosfor, mangan…etj.
Nëse ju përdorni ujë dhe limon në mëngjes mund të reduktoni gurët në veshka. Lëngu i limonit përmban acid dhe është shumë i mirë për filtrim të veshkave. Ju duhet të pini gjatë gjithë ditës ujë me limon, mjafton të shtrydhni ½ limon në një shishe, e cila është e barabartë me 8 gota ujë. Ju mund ta përdorni ambienti ose mund ta mbani në frigorifer.
Gjithashtu ju mund të përdorni lëngun e limonit përzier me ujë të ngrohtë nëse vuani nga kapsllëku. Kësaj përmbajtjeve mund t’i hidhni edhe një lugë mjaltë dhe ta pini çdo ditë.
Keni probleme me stomakun? Fryrje, gazra? Përziejeni lëngun e ½ limoni me gjysmën luge sodë buke në një gotë ujë.
Por uji me limon mund të ndihmojë edhe për dhimbjen e fytit. Acidi i limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C forcon sistemin e imunitar. Shtrydhni lëngun e limonit në filxhan, mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpëlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë.

Exit mobile version