Categories
Lajme

Ujin “nën këmbë”, vdisnin për ujë

Në rajonin e Turkanës – Kenia veriore, jeta ka qenë gjithmonë e vështirë, sa që shpeshherë është luftuar për të mbijetuar. Ky rajon është praktikisht një shkretëtirë dhe uji ka qenë problem ekzistencial në këtë rajon. Por, duket se kjo tani do të ndryshojë. Më poshtë tokës së thatë, është gjetur një rezervuar i madh nëntokësor i ujit të freskët.

 
”Uji është gjithmonë një problem i madh këtu”, shpjegon Ekai Amas, banor lokal.
“Shpesh është dashur të ecim për kilometra për të gjetur ujë, shpesh të pistë dhe me plotë mikrobe. ”, citon “Danas.net”.
Amas gjithashtu ka bërë të ditur se, banorët lokal shpeshherë është dashur të udhëtojnë edhe nga tri ditë, për të gjetur ujë. “Dhe në kthim, shpesh kemi humbur ndonjë kafshë e cila kishte ngordhur nga të nxehtit dhe pa ujë”.
Kjo është arsyeja pse banorët janë të befasuar dhe të habitur se si ka qenë e mundur që të kenë pasur këtë ujë “nën këmbët e tyre”, dhe të mos e kenë ditur.
Çudia në Turkana, një nga zonat më të thata të Afrikës, ka ndodhur duke iu falenderuar
Qeverisë në Kenia e cila kishte angazhuar kompaninë “Radar Technologies International” , e cila kishte identifikuar këtë sasi të madhe të ujit. Sipas ekspertëve të fushës, aty janë të “deponuara” rreth 250 miliardë metra kub të ujit të pijshëm, gjë që mund të ndryshojë tërësisht jetën e banorëve lokal. /Telegrafi/

Exit mobile version