Ukraina, është një shtet që shtrihet në lindje të Europës. Kufizohet, në lindje dhe verilindje nga Rusia, në veriperëndim nga Bjellorusia, në perëndim nga Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, në jugperëndim nga Rumania, dhe Moldavia dhe në jug laget nga Deti i Zi dhe Deti Azov. Ujraina ka një sipërfaqe prej 603.628 km2 (233.062 sq mi), duke e bërë atë vendin më të madh tërësisht brenda Europës.
Territori i Ukrainës është banuar për herë të parë të paktën 44.000 vjet më parë.
Në mesjetë, zona u bë një qendër e rëndësishme e kulturës sllave lindore, që u mishërua nga shteti i fuqishëm i Rusit Kievan. Pas copëzimit të saj në shekullin e 13-të, Ukraina u kontestua, sundua, dhe u nda nga fuqi të ndryshme.
Ukraina numëron një popullsi diçka më të madhe se 51,3 milion banorë nga të cilët 72,7% janë ukrainas/ukrainezë dhe 21,1% rusë.
Në demograinë e ukrainës edhe pse nuk luan një rolë të madhë gjenden edhe shqiparët (Shqiptarët e Ukrainës) me fshatrat e tyre.
Numri i banorëve: 3308
Folës të shqipes: 1740
Folës të ukrainishtes: 301
Folës të rusishtes: 1181