Ulja e nivelit të ujit të digës Deriner në qytetin Artvin në skajin më verilindorë të Turqisë ka krijuar një pamje jo të zakonshme të një minaret e cila ka dalë nga liqeni, fjala është për xhaminë e cila bashkë me fshatin Narlik, është vërshuar në vitin 2012 kur penda ishte mbushur me ujë, raporton Anadolu Agency.
Ndërtimi i një dige në kanionin e lumit Deriner Corum filloi në vitin 1988, dhe mbushja me ujë u hap në ceremoninë e organizuar më 12.12.2012.
Kjo është diga më e madhe në Turqi dhe e gjashta në botë, e cila është 249 metra e lartë. Diga ka përmbytur disa fshatra të vogla, duke përfshirë edhe fshatin përmendur Narlik.
Thellësia maksimale operative e digës është 392 metra, ndërsa thellësia minimale është 348 metra. Niveli i ujit në ditët e fundit ka rënë në 361 metra, e cila mbi sipërfaqen e ujit disa metra është shfaqur minarja e xhamisë së përmbytur ku me këtë rast ka ngjallë nostalgji për fshatin e dikurshëm Narli.
Ish fshatari i fshatit Narli, Muhlis Comert (68), i cili tani jeton në qytetin e afërt të Yusufeli, në një intervistë me gazetarin AA tha se vendasit Narlia i emocionuar tejmase tha se minarja e ujit na kujton të gjitha gjitha gjërat e mira që kishin në fshatin që u përmbytur.
”Shtëpitë tona. Xhamia dhe varrezat e mbetura nën ujë. Ky është një moment shumë emocional për ne “. tha Muhlis Comert.
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago