Pas mbledhjes që u mbajt sot në Ulqin, Forca e Re Demokratike, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv, erdhën deri tek një marrëveshje. Kështu, ata fituan shumicën e mandateve ne kuvendin e Ulqinit.
Së bashku ata kane 17 mandate, gjë që bën që fati i Ulqinit në katër vitet e ardhshme t’i takojë përsëri shqiptarëve. Nga Këshilli Qendror i Forcës kanë lajmëruar se kanë pranuar të gjitha kërkesat e Fatmir Gjekës dhe se postin e kryetarit të Komunës do ta marrë pikërisht ai në katër vitet e ardhshme. Me këtë është pajtuar edhe bartësi i listës Mali I Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/
Categories