Categories
Lajme

Unioni Botëror i dijetarëve islam dënon sulmin në Kenia

Unioni Botëror i dijetarëve islam dënon sulmin e armatosur në qendrën tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi

Në një deklaratë me shkrim të nënshkruar nga kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Islamë (International Union for Muslim Scholars, IUMS), Sheikh Jusuf el-Kardavi dhe sekretari i përgjithshëm, Ali al-Karadagi, dënohet sulmi në qendrën tregtare Westgate në Nairobi. Në te më tej thuhet se problemet nuk mund të zgjidhen me veprime të papërgjegjshme, e as të përmbushën kërkesat.

Në deklaratë më tej thuhet se Unioni me vëmendje po i monitoron raportet e sulmit: “T’u bësh dëm jetëve të njerëzve dhe pasurisë është haram. Ata janë të mbrojtur në Islam. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ekziston ndonjë justifikim. Përdorimi i armëve kundër jetës dhe pasurisë, të cilat janë nën mbrojtje të Islamit, janë vepra që bien ndesh me parimet fetare. Nga të gjitha forcat paqedashëse që aspirojnë harmoni mes kombeve dhe integrimin e kulturës botërore, kërkojmë t’i mbështesin rastet në mbarë botën, ku edhe muslimanët janë të rrezikuar dhe ta kuptojnë seriozisht këtë çështje, për t’i parandaluar konfliktet të cilat përhapin dhunë, urrejtje dhe hakmarrje”, thuhet në deklaratën e IUMS-së.

Gjatë sulmit dhe operacioneve katërditore që pasuan pas sulmit u vranë 72 persona, përfshirë 61 civilë, 6 roje të sigurisë dhe 5 militantë, ndërsa janë plagosur 240 persona, duke përfshirë 11 roje të sigurisë./igj/

Exit mobile version