Categories
Lajme

Unioni Botëror i Dijetarëve Musliman mbështetë Erdoganin

Ali al-Karadagi, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botëror Dijetarët Musliman, tha:“ Ajo që po ndodh në Turqi, ëshë konspiracion që ka filluar kundër të gjiha lëvizjeve Islamike.”
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror Dijetarët Musliman, Ali al-Karadagi, në shënimin e 25 vjetorit të organizatës, foli në një konferencë për shtyp në qytetin Sulejmanije, Iraku verior.
Duke iu referuar një numri të incidenteve gjatë këtij viti, përmendi edhe operacionin anti-ryshfet në Turqi, të cilin shumë e mendojnë si  përpjekje të thyhet kredibiliteti i qeverisë , al-Karadagi tha: “ Ajo që po ndodh në Turqi, ëshë konspiracion që ka filluar kundër të gjiha lëvizjeve Islamike.” Ai tha se nëse ka ndonjë rast të korrupsionit dhe marrjes së ryshfetit, atëherë gjykata duhet të merret me individët e përfshirë.
Ai gjithashtu, shtoi se një luftë e tillë po zhvillohet kundër të gjitha lëvizjeve islame, duke i cekur  Vëllezërit Musliman, në Egjipt, dhe raste të ngjashme edhe në Jemen, Tunis dhe Siri.
Pasi shfaqi besimin e tij në kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan, ai foli për projektin e përbashkët të Turqisë me KRG të Irakut verior për të eksportuar naftë.
“ Ne besojmë në qeverinë turke. Ne i shohim me kënaqësi përpjekjet e vazhdueshme për marrëdhënie të afërta dhe miqësore me kurdët”, ka thënë ai./mesazhi/

Exit mobile version