Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë, në një deklaratë për publikun, menjëherë pas ngjarjes, ka dënuar vrasjen e shejh Butit, por edhe të çdo dijetari tjetër, me pretekstin e ideve dhe mendimeve të ndryshme. Sipas deklaratës, një akt i tillë është i ndaluar jo vetëm për dijetarët myslimanë, por edhe për klerikët e feve dhe sekteve të tjera.
Njëkohësisht, Unioni dënoi ashpër sulmet ndaj objekteve të kultit, xhamive, sulme të cilat kanë lënë kushedi sa viktima. Unioni ka ngarkuar me përgjegjësi regjimin e Sirisë për këto akte të shëmtuara.
Unioni i ka bërë thirrje OKB-së që të formojë një komision neutral i cili do të hetojë krime të tilla dhe do i çojë përgjegjësit para drejtësisë. Njëkohësisht, Unioni i bën thirrje të gjithë grupeve që përfaqësojnë opozitën siriane, tu përmbahen normave islame të cilat kanë të bëjnë me situatën e luftës. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Konstituohet Këshilli i Kërçovës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago