Unioni Botëror i dijetarëve musliman u ka bërë thirrje muslimanëve dhe të gjithë njerëzve të ndërgjegjshëm ta ndihmojnë dhe ta shpëtojnë popullin sirian, i cili po jeton në kushte të vështira dhe po përballet me uri
Në deklaratën me shkrim të këtij Unioni thuhet se autoritetet siriane në periferi të Damaskut dhe në qytetet tjera të rrethuara po mbajnë mijëra gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë të ngujuar, dhe se as thirrjet e Kombeve të Bashkuara nuk janë duke i marrë parasysh.
Derisa bota islame ka festuar Bajramin, Sirianët i janë ekspozuar urisë dhe sëmundjeve, thuhet në deklaratë, duke theksuar se disa shtetas të Sirisë për shkak të situatës së vështirë në të cilën gjenden janë duke mbledhur ushqimin e ndotur nga plehrat.
Unioni i dijetarëve musliman solidarizohet me popullin e Sirisë, dhe u bën thirrje të gjithë muslimanëve dhe njerëzve të ndërgjegjshëm të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe shpëtuar civilët sirianë.
Në deklaratë më tej thuhet se muslimanët e pasur nuk e kanë kryer detyrën e tyre ashtu siç duhet për ta ndihmuar popullin sirian, të cilët kanë arritur të ikin nga vrasja me bomba dhe plumba, por që tani ballafaqohen me uri.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se udhëheqësit e botës muslimane kanë një përgjegjësi të madhe. Ata nuk e kanë ruajtur popullin sirian nga vrasja, uria dhe mungesa e gjërave elementare.
“Nëse nuk mund të mbroni popullin sirian nga armët vdekjeprurëse, atëherë të paktën ndihmoni të mos vdesin nga uria dhe sëmundjet, apelon Unioni botëror i dijetarëve musliman musliman tek udhëheqësit muslimanë.