Kjo urë është ngritur mbi një platformë xhami pranë një shkëmbi, në një lartësi prej 1300 ft të dukshme nën këmbët e vizitorëve.
Hapet për publikun të mërkurën, ura e re ofron pamje spektakolare të Alpeve, por një lartësi të tillë vetëm një person që ka guxim ka gjasa ta provojë.
“Stairway to nothingness” në Dachstein Glacier është vetëm për vizitorët me “nerva prej çeliku”.
Ura Pezull, ndodhet pranë qytetit të Schladming, e cila ndodhet katërmbëdhjetë hapa duke zbritur nga një shkëmb, e përfundon në një platformë xhami me pamje të maleve poshtë saj.
Ura është e gjatë 100 metra. Ajo u ndërtua brenda gjashtë muajve, dhe është ura më e lartë në Austri.
Drejtor teknik Karl Höflehner, i cili mbikqyri këtë projekt spektakolar, tha: “unë jam absolutisht i kënaqur që kemi arritur një marrëveshje me autoritetet e ruajtjes së natyrës, që do të thotë se të gjithë vizitorët në Dachstein tani mund të përjetojnë ndjesi që të lënë pa frymë e duke ndenjur pezull mbi shkëmbin përballë së cilës sytë të shkojnë mbi Alpet”.
Puna në urë është kryer në kushte jashtëzakonisht të vështira, por Höflehner shprehet se gjëja më e rëndësishme është se puna ka përfunduar pa asnjë aksident.
/Start/
Categories