Puna e mësimdhënësve është punë me vlerë dhe shumë e ndjeshme, e lidhur drejtpërdrejtë me moshat e reja, respektivisht me të ardhmen e një populli. Realizimi i punës me përpikmëri, zell, nder e përkushtim është obligim, prandaj mësimdhënësit meritojnë vëmendje të veçantë nga të gjithë faktorët relevant në shoqëri.
128 vjet nga hapja e Shkollës së Parë shqipe në Korçë, shqiptarët janë multidimensionalisht më të avansuar, më të përgatitur e më të arsimuar. Mirëpo, ne nuk duhet kënaqur me kaq, duhet synuar gjithnjë që shqiptarët të jenë lartë e më lartë në piramidën e dijes.
Forumi Rinor Islam, me rastin e 7 Marsi-t, uron të gjithë arsimtarët, profesorët, edukatorët, stafet profesionale nëpër shkolla, si dhe të gjithë të angazhuarit në procesin mësimor duke iu dëshiruar shëndet, mirëqenie e sukses në punën e tyre fisnike.
Dhashtë Zoti që gjendja e sodit në arsim të jetë më e mirë se e djeshmja, ndërkaq dita e nesërme më premtuese se ajo e sodit!
EDITOR
10 years ago
previous article
Mësimdhënësi duhet të jetë si boksieri !
next article