Me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Forumi Rinor Islam, uron gjithë shqiptarët anë e kënd botës.
Në veçanti këtu urim ia drejtojmë qytetarëve të Kosovës duke ju uruar që edhe në të ardhmen së bashku të presim edhe shumë përvjetorë tjerë. Lusim Zotin që përvjetorët tjerë t’i presim në kushte dhe momente shumë më të mira.
Në këtë ditë të madhe për kombin shqiptar, përkujtojmë të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë më të shtrenjtën e tyre për një ditë më të mirë për të gjithë ne.
Zyra për marëdhënie me publikun pranë FRI-së
EDITOR
12 years ago
previous article
QMBI:Urim me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë
next article