Forumi Rinor Islam shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe islame Fitër Bajramit. Me këtë rast urojmë te të gjithë besimtarët që gjatë kësaj feste të mbretërojnë gëzimi, hareja, bashkimi, mëshira dhe humaniteti.
Njëkohësisht me anë të këtij urimi, lusim Allahun e Plotmëshirshëm që t’i pranoj prej nesh të gjtha adhurimet dhe agjërimet e kryera gjatë muajit të Ramazanit, duke u lutur që veprat e mira të kryera gjatë këtij muaji të shërbejnë si një akumulim i vullnetit të mirë për të vazhduar edhe gjatë muajve në vijim.
Gjithashtu FRI, shpreson që gjatë kësaj feste besimtarët pa dallim t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit, t’i lënë problemet dhe ngatërresat duke shpresuar që me anë të këtyre veprimeve të plotësojnë edhe njërin nga mesazhet kryesore të kësaj feste.

Bajrami  2014 urimi
Urime festa e Fitër Bajramit! – FRI

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam