Forumi Rinor Islam të gjithë besimtarëve musliman ua uron festën madhështore të Kurban Bajramit, e cila është simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit, unitetit e mirëkuptimit.
Bajrami është festë ku ndihmohen të varfrit e të shtypurit dhe u shtrihet dora hallexhinjve të ngratë.
Në këtë ditë të sakrificës le të forcohen lidhjet familjare dhe le të mbizotërojnë ndjenjat e dashurisë, ndërsa në marrëdhëniet ndërnjerëzore le të dominojë zëri i arsyes, le të mbretërojë paqja, harmonia dhe siguria.
Dhashtë Zoti Kurban Bajrami në mesin tuaj të sjell gëzim, lumturi dhe mirëqenie.
 
 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam