Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, Forumi Rinor Islam uron të gjithë besimtarët muslimanë duke ju dëshiruar agjërim të mbarë dhe të pranuar.
Me këtë rast, lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që gjatë këtij muaji në zemrat, fjalët dhe veprat e besimtarëve të mbretërojë paqja, qetësia, dashuria e ndërsjelltë dhe vullneti për të mirë, me qëllim të arritjes së urtësive dhe të mirave me të cilat vie ky muaj. Duke qenë se janë shtypur liria dhe shpresa, e lusim Zotin që të njëjtat të kthehen në vendin e merituar.
Forumi Rinor Islam gjatë këtij muaji ka planifikuar të organizojë një sërë aktivitetesh, përmes të cilave mëton të kontribuojë që të sjellë kënaqësi shtesë përkrah agjërimit dhe adhurimeve të tjera, duke zgjedh moton “Ramazani, muaji i lirisë dhe shpresës”.
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam