Categories
Lajme FRI

Urime Ramazanin, muajin e vetëdijesimit

Forumi Rinor Islam uron të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit Ramazan. Në këtë muaj të paqes e reflektimit, në muajin e përulësisë për mirëqenie shpirtërore e përkuljes për shpërblime, urojmë ditët tuaja të jenë të mbushura me mbarësi.

Ramazani, duke qenë muaj i bekuar, është muaj i reflektimit të thellë, sakrificës, përkushtimit dhe durimit, gjatë së cilit besimtarët me durimin në agjërim kujtojnë të varfërit e të rrezikuarit nëpër botë.

Përkushtimi gjatë ditëve të këtij muaji, puna për të mirë të shoqërisë, kujdesi për të tjerët qofshin prioritet për secilin. Në këtë muaj, të shumëfishojmë veprat e mira, qofshin ato të denja për mëshirën dhe faljen nga Zoti.

Fryma e këtij muaji ju bekoftë me lumturi, shëndet dhe pasuri.

Agjërim të lehtë dhe vepra të pranuara!

Exit mobile version