Usain Bolt ka qenë ylli i mbrëmjes në “Ndeshjen e të Famshmëve”, që organizohet në fundjavën kur luhet “All Star Game” i NBA. Sprinteri i famshëm xhamjakan, rekordmeni botëror i garave të 100 dhe 200 metrave, ka treguar se përveç njohurisë së mirë për futbollin, ka aftësi atletike edhe në basketboll.
Jo rastësisht, koshi më spektakolar i mbrëmjes ka qenë pikërisht zhytja e sprinterit xhamajkan, si një basketbollist i mirëfilltë, duke ngritur në këmbë publikun e pranishëm në pallatin e sportit.
Bolt i përkiste skuadrës së Perëndimit, që u mund nga Lindja me rezultatin 58-38, ndërsa ka pranuar me sportivitet humbjen në këtë sfidë.
“Na futën dru mirë, por nuk e mendoja se do ta merrnin kaq seriozisht”, ishin fjalët e tij, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të bënte më shumë për të fituar ndeshjen. (LajmeShqip.com)
Categories