Një delegacion nga Universiteti Lindor i Londrës, i kryesuar nga Dr.Richard Harvey dhe Dr.Craig Smitherman, qëndruan për vizitë pune në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Delegacioni anglez, i shoqëruar edhe nga Rektori i Universitetit Mesdhetar të Tiranës, Akademik Anastas Angjeli dhe Prof.dr.Bashkim Rama, në Rektoratin e USHT-së, u pritën nga Prorektori për bashkëpunim me jashtë, Prof.dr.Arbër Çeliku.
“Institucioni ynë, u është mirënjohës miqve tanë nga vendi dhe jashtë, për interesin e tyre për këtë institucion të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, dhe falë ndihmës dhe bashkëpunimit korrekt me autoritetet ndërkombëtare dhe institucionet që ata përfaqësojnë, ne kemi arritur që ta ndërkombëtarizojmë Universitetin tonë”, tha Prorektori për bashkëpunim me jashtë, Prof.dr.Arbër Çeliku, dhe i siguroi mysafirët se, në këtë drejtim stafi udhëheqës i Universitetit edhe në të ardhmen do të vijojë angazhimin dhe përkushtimin për lidhjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit edhe me universitet nga Britania e Madhe.
Në këtë takim, mysafirët i përgëzuan drejtuesit e USHT-së për përparimin e bërë në sigurimin e kushteve moderne për studentët dhe stafin akademik, po ashtu, vlerësuan edhe rolin që ka Universiteti Shtetëror i Tetovës në edukimin dhe emancipimin e mbarë shoqërisë në Republikën e Maqedonisë, dhe me këtë rast shprehën gatishmërinë e tyre që në të ardhmen e afërt të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim mes dy universiteteve.
Më pas, delegacioni anglez, në një nga auditorët e USHT-së, para studentëve prezantuan disa të dhëna për veprimtarinë dhe funksionimin e Universitetit Lindor të Londrës, si për procesin e studimeve, kërkimet shkencore dhe për investimet e bëra në ngritjen e cilësisë së studimeve dhe të arriturave të reja shkencore.
EDITOR
12 years ago
previous article
Më në fund fillon ndërtimi i xhamisë në Slloveni!
next article
Era në Shkup me shpejtësi prej 93 kilometrash në orë
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
19 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
19 hours ago