Togeri Casey, i cili më vonë u bë guvernator i përgjithshëm i Australisë, rrëfen një ngjarje të cilën e ka parë me sytë e tij gjatë betejës së Çenekalasë, në luftën e parë botërore në 1915.
Ai thotë:
Me 25 prill u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave osmane dhe atyre aleate në zonën Conkbayiri. Distanca mes dy vijave të frontit ishte diku tetë deri dhjetë metra. Pas një sulmi të ndërmarrë nga forcat aleate, ushtarët u tërhoqën në llogoret e tyre. Në një moment, dëgjohen britma për ndihmë të cilat çanin qiellin. Ato vinin nga mesi i distancës që ndante dy frontet. Ishte një kapiten anglez ai që kërkonte ndihmë, pasi kishte humbur njërën këmbë gjatë sulmit. Por askush nuk guxonte të dalë dhe ti vijë në ndihmë. Lëvizja më e vogël do të pasohej nga batare plumbash për të të shembur përdhe.
Në ato momente kritike, ndodh diçka që na la me gojë hapur. Nga llogoret osmane shfaqet një dorë e cila mbante një rrobë të bardhë, duke u lëkundur në ajër. Mandej nga llogorja del një ushtar osman, si të ishte një luan. Ai nuk mbante armë. Ne i drejtuam armët tona duke e ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të tij. Gati edhe frymëmarrjen tonë nuk e dëgjonim më. Nuk i ndjenim kraharorët të mbushen me frymë. Ushtari osman hidhte hapa të ngadaltë drejt llogores tonë. Kur mbërriti tek kapiteni anglez i plagosur, u përkul dhe e mori në krahë me kujdes. Mandej, me hapa të ngadaltë filloi të afrohej drejt nesh. Me të mbërritur, e uli përtokë me kujdes dhe u kthye andej nga kishte ardhur. Nuk patëm rast ta falënderojmë atë ushtar trim dhe të fisëm, i cili u përball me vdekjen për ti ardhur në ndihmë armikut me të cilin po luftonte. Kjo ngjarje u bë objekt bisedash të ushtarëve të vijës së frontit për ditë të tëra. Ushtari osman kishte treguar respekt dhe humanizëm të veçantë karshi vëllait të tij njeri. Ai i ofroi humanizmit një mësim tepër human rreth mëshirës, dhembshurisë dhe respektit për vëllain njeri, qoftë dhe në sheshin e luftës.
Ne i përshëndesim dhe përulemi me respekt ndaj ushtarëve të cilët manifestuan trimëri dhe fisnikëri e cila meriton çdo vlerësim.
Togeri Casey
http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/ushtari-trim-dhe-i-fisem/#.UOwwyqyZMrM
EDITOR
12 years ago
previous article
Cilët Islamistë? Religjioni dhe lufta civile siriane
next article