Qendra Begin Sadat, për studime strategjike në Tel Aviv, ka publikuar një raport sipas të cilit nuk ka shpresë që ushtria egjiptiane të ndërhyjë për ti dhënë fund krizës në vend, pasi shumica e ushtrisë e mbështesin Vëllazërinë Myslimane, një nga organizmat më të fuqishëm në vend.
Në zgjedhjet presidenciale, u pa që shumica e forcave të armatosura kishin votuar për kandidatin e Vëllazërisë Myslimane, presidentin aktual Muhamed Mursi.
Veç kësaj, ushtria refuzon të ndërhyjë në krizën aktuale, edhe një fakt tjetër, pasi kështu do të humbiste ndihmat vjetore të SHBA-së, të cilët nuk e mbështesin një grusht shteti ushtarak.
Sipas studimit, ata që i kërkojnë ushtrisë të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës, jetojnë në një botë iluzionare, pasi ushtria do të mbetet në kazermat e saj. Ajo nuk dëshiron të përballet me Vëllazërinë Myslimane, e cila është shumë e organizuar dhe e fuqishme, gjë e cila do ta çonte vendin drejt greminës. Ushtria egjiptiane ka nxjerrë mësim nga përvoja në Irak, ku edhe pas dhjetë vitesh, ushtria nuk ka mundur të vendosë rendin dhe sigurinë. /ardhmeriaonline/
Categories