Vajza e kryetarit të Republikës Çeçene, Ramzan Kadirov, Hadixhah Kadirov, u bë një hafize. Vajza e ka mësuar përmendësh tërë Kur’anin për një periudhë më të shkurtër kohore.
Hadixhah u bë hafizja e gjashtë një familje. Gjatë viteve fëmijët dhe nipërit e Ramzan Kadirovit, njëri pas tjetri kaluar me sukses provimet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Mësimi përmendësh i Kur’anit jo vetëm që kërkon durim, por është edhe një dëshirë e madhe për të mësuar përmendësh 30 pjesët, gjyzat, e Librit të Shenjtë të muslimanëve.
“Të dashur miq, unë jam shumë  i lumtur sot dhe dua të ndajë atë me ju. Me hirin e Allahun të Plotfuqishëm, bija ime u bë Hafize. Sot, mbesa e kryetarit tonë të parë të Republikës Çeçene, e Heroit të Rusisë, babait të Kadirovit, Hadixhah Kadirova përfundoi memorizimin e Kur’anit të Shenjtë “, – kështu shkroi Kadirovi në llogarinë e tij të Instagram.
Ka katër shkolla për Hivz, ku mësohet Kur’ani përmendësh, të cilat janë duke operuar në Republikën Çeçene.  Në këto Shkolla të Hivzit, më shumë se njëqind e tridhjetë myslimanë  kanë përfunduar me sukses hivzin, kanë mësuar përmendësh Kur’anin e Shenjtë dhe u bënë hafizë.
 
Burimi: Islam.ru
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë