Ëndrra që ekziston prej vitesh për të pasur vaksinën ‘jolly’, aktive kundër varianteve të ndryshme të virusit të gripit, nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë realitetit.
Optimizmi ka ardhur nga rezultatet pozitive të publikuara në revistën “Nature” nga kërkuesit e Qendrës Amerikane për Kërkimin e Vaksinave dhe disa instituteve të tjera mjekësore.
Vaksina është eksperimentuar mbi disa kafshë, reagimi i të cilave ndaj vaksinave për gripin është i ngjashëm me atë të njerëzve.
Në testet e kryera e njëjta vaksinë ka arritur të frenojë viruset e tipit H1N1 që qarkullonte nëpër botë prej 70 vitesh, nga 1934 në 2007.
Sipas studiuesve, rezultati mund t’i hapë rrugën një gjenerate të re vaksinash, në gjendje që të neutralizojnë viruse të tjera gripore që kanë dalë së fundmi dhe elementë të tjerë patogjenë.
Për t’iu afruar vijës së finishit për një vaksinë në gjendje të luftojë një virus që shndërrohet dhe që është i paparashikueshëm si ai i gripit është dashur të braktisen teknikat tradicionale të kërkimit dhe të punohet në laboratorët e pajisur me nanoteknologji. / Top Channel
Categories