Një grup prej disa personash mbrëmë rreth orës 22 ka gjuajtur me gurë në drejtim të xhamisë së re të Rijekës, e cila konsiderohet si më e mira në Evropë.
Policia, sipas “Novi list”, është njoftuar rreth orës 22 për sjellje të vrazhdët të një grupi, ende të panjohur personash, ndërsa cak i vandalizmit të tyre ka qenë xhamia e re e Rijekës, e cila është hapur për besimtarët para jo shumë kohësh.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar thyerjen e xhamave të xhamisë, ndërsa ka informuar se fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa shuma e dëmit të shkaktuar pritet të vlerësohet në ditët në vijim.
Policia vazhdon të ndërmarrë të gjitha masat përkapjen e autorëve dhe ndriçimin e tërësishëm të rastit. /Portalb
Categories