Skuadra e vardarit me rezultatin 5:0 e ka mundur Horizontitn nga Turnova edhe përskaj faktit se kjo ishte krye-ndeshja e sezonit e cila vendoste se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion për sezonin 2012/2013. Kampionët e ri dhe të vjetër shumë mirë e hapën këtë ndeshjes, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë edhe atë me golat e shënuar nga Manevski (17) dhe Kostovski (33). Në fraksionin e dytë Vardari ishte edhe më efikas duke shënuar plus tre gola të tjerë. Së pari Stojkov (66), pastaj Petrov (74) dhe sërish Stojkov (78). Me këto skuadra e Vardarit e siguroi titullin e tyre të shtatë kampion dhe në këtë mënyrë “kuq e zinjtë” kanë tre tituj më shumë se treshja që deri më sot ka fituar tituj të kampionëve si Rabotniçki, Slloga Jugomagnati dhe Sileksi.
Në ndeshjet e tjera që vendosnin kësaj radhe në javën e fundit, pati kryesisht rezultate të pritura. Napreodku edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit vendor, pasi me 2:1 e mundi Pelisterin në Manastir.Drita në Bogovinë me 3:1 e mundi Shkëndijën, por nuk iu shmang balotazhit.
Rezultatet – Java e 33-të:
Vardari – Horizonti 5:0
Rabotniçki – Teteksi 3-1
Sileksi – Renova 2-2
Bregallnica – Metalurgu 2-3
Drita – Shkëndija 3-1
Pelisteri – Napredoku 1-2
Renditja
1. Vardari 33 20 8 5 71:21 68
2. Metalurgu 33 18 9 6 48:28 63
3. Turnova 33 17 12 4 49:31 63
4. Rabotniçki 33 16 5 12 47:42 53
5. Shkëndija 33 13 8 12 52:49 44
6. Bregallnica 33 12 7 14 37:35 43
7. Napredok 33 12 7 14 29:39 43
8. Renova 33 12 7 14 35:46 43
9. Drita 33 11 7 15 35:50 40
10. Pelisteri 33 9 10 14 27:36 37
11. Teteksi 33 6 7 20 22:47 25
12. Sileksi 33 6 5 22 33:61 23
Në eliminatoret për Ligën e Kampionëve, do të luaj Vardari, ndërsa në eliminatoret për Liga Evropa do të luajnë: Horizonti dhe Metalurgu, si dhe Teteksi që ka fituar Kupën e Maqedonisë. Në balotazh do të luajnë Drita dhe Pelisteri, ndërsa elitën e futbollit vendor do ta braktisin Sileksi (kjo është hera e parë që braktis elitën) dhe Teteksi. Jovan Kostovski (Vardar) me 22 gola të shënuar është shpallur këpuca e artë për futbollin vendor.
previous article
Shqiptarët "vërshojnë" Superligën e Zvicrës
you might also like
5 days ago
6 days ago