Një ngjarje e pabesueshme por e vërtetë ka ndodhur në Rusi, ku një foshnjë e porsalindur është varrosur e gjallë nga nëna e saj.
Ngjarja e rëndë është njoftuar nga një grua, e cila e kishte parë komshien e saj në oborr duke groposur fëmijën e saj.
E tronditur ajo ka njoftuar menjëherë policinë. Ndërkaq kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje në mënyrë të menjëhershme duke e gjetur foshnjën pas 8 orësh të gjallë.
Dëshmia e nënës është shokuese pasi ajo ka deklaruar se ishte në gjendje të dehur kur kishte lindur vajzën dhe kishte menduar se foshnja kishte vdekur pasi kishte lindur në muajin e shtatë.
Më tej ajo i kishte treguar policisë se ku e kishte varrosur foshnjën e sapolindur. Ata kanë mbetur të habitur kur kanë dëgjuar të qarat e foshnjës, pasi ajo i kishte mbijetuar groposjes prej 8 orësh.
Menjëherë vajzës së vogël i është ofruar ndihmë e shpejt duke e mbështjellë me disa rroba për të mos u ftohur dhe menjëherë është dërguar në spital.
Tanimë ajo gëzon shëndet të plotë. Emri i saj është Viktoria duke presupozuar “fitoren” e saj ndaj vdekjes.
Categories