Categories
Lajme FRI

Vazhdojnë aktivitetet e fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri”

Aktiviteti i radhës i organizuar nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) në kuadër të fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri” ishte ligjërata e realizuar në bashkëpunim me Unionin Studentor të Fakultetit të Administratës së Biznesit, në Kumanovë.  

Gjatë dy seancave të ligjëratës ligjëruan prof. Dr. Musa Musai (psikolog) dhe prof. Hasan Baftijari (teolog). Seanca e parë e ligjëratës u zhvillua mbi temën “Frenimi i dhunës, sfidë sociale”, e cila u elaborua nga prof. Dr. Musa Musai. Profesor Musai për të pranishmit spjegoi për llojet e dhunave, shkaktarët e tyre, arsyet pse vjen deri tek dhuna si dhe disa nga mënyrat për parandalimin e saj.
Konkluzioni i tij lidhur me dhunën ishte “Nëse luftërat fillojnë në kokat e njerëzve, atëherë duhet bërë çmos që, në kokat e tyre të vendoset paqja.”
Pjesa e dytë e seancës së sotme i takoi teologut Hasan Baftijari, i cili foli për këndvështrimin e Islamit ndaj këtyre dukurive. Ai tregoi se dhuna në familje është një dukuri që e ka përcjellë njerëzimin qysh në kohërat e mëhershme. Madje ai shpjegoi se njëra nga arsyet e mospërcjelljes së një mesazhi të vërtetë dhe të dobishëm në shoqëri është mungesa e qetësisë në familje.
Dhe, mesazhi i tij, i përcjellë me qëllim për parandalimin e dhunës, ishte “Të shohim gjithë njerëzimin me syrin e mirësisë.”
Ky ishte aktiviteti i tretë me radhë në kuadër të fushatës “Nga paqa në shtëpi, drejt paqes në shoqëri”, të cilën e organizon Asociacioni për Afirmimin e Gruas për ta shënuar ditën ndërkombëtare kundër dhunës në familje.
Aktvitetet e kësaj fushate do t’i përfshijnë të përfshijnë disa qytete të vendin, dhe atë Shkupin, Tetovën, Kumanovën dhe Kërçovën.
Për t’i ndjekur aktivitetet e radhës, ndiqeni linkun në vijim: https://www.facebook.com/events/434070626714964/
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas

Exit mobile version