Në Forumin Rinor Islam – Dega Shkup po vijon me sukses projekti “Eureka”, ku u realizua takimi i katërt me temën “Metodat e të Mësuarit Efektiv”, i udhëhequr nga ligjëruese Zuljeta Fetai.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit morën pjesë në ushtrime praktike dhe dinamike, të cilat i ndihmuan të zbulojnë mënyrat më efikase për të rritur fokusin, memorizimin dhe ritmin e të mësuarit.

Përmes punës në grupe dhe aktiviteteve motivuese, të rinjtë reflektuan mbi pikat e tyre të forta dhe identifikuan strategjitë që u përshtaten më së miri në rrugëtimin e tyre profesional. Atmosfera e krijuar ishte e mbushur me energji pozitive, bashkëpunim dhe dëshirë të sinqertë për zhvillim personal.

Projekti “Eureka” vazhdon të ofrojë hapësira ku të rinjtë motivohen, inspirohen dhe fuqizohen në rrugën e tyre drejt rritjes akademike dhe shpirtërore.

Shkup, 15 nëntor 2025