Më 1 qershor, ditë e diel, Sektori i Femrës FRI, dega Shkup, në kuadër të olimpiadës së FRI-së 2014, realizoi një lojë volejbolli dhe një lojë basketbolli.
Pjesëmarrëse në lojë ishin diku 40 vajza, dhe ajo u zhvillua në sallën e shkollës fillore “Imri Elezi”, në Shkup.
Lojës i parapriu fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës, znj. Esma Sherifi, e cila shprehi falenderime deri te organizatoret njëherit edhe urimet për gjithë pjesëmarrëset, për këtë iniciativë që kanë marrë.
Pas përfundimit të lojës, u bë shpërndarja e shpërblimit për ekipet fituese, si dhe pas saj organizatoret, Edina Mici dhe Isra Sherifi, treguan për qëllimin e organizimit të kësaj olimpiade.
Ato treguan se nëpërmjet zhvillimit të kësaj olimpiade, FRI synon të përcjell deri te të rinjtë se sporti është i preferuar nga ana mjekësore pasiqë sporti është i dobishëm për shëndetin, nga ana psikologjike ku ai ndihmon në largimin e strsesit dhe thyerjen e monotonisë së përditëshme, poashtu edhe në aspektin religjioz, ku vetë Profeti Muhamed (paqa qoftë mbi të) nxiste të tjerët për lojra sportive.
Të gjitha pjesëmarrëset u ndanë mjaft të kënaqura dhe shpresojnë që organizimet e këtilla sportive të jenë më të shpeshta.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam