Categories
Lajme FRI Lajmerime

Vazhdojnë aktivitetetet në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”

Më 26 shkurt 2014, Forumi Rinor Islam dega Kumanovë në bashkëpunim me Unionin Studentor të Fakultetit të Administratës së Biznesit, në Kumanovë,  realizoi ligjëratën me temë “Studenti, fuqi ndryshimi”.
Gjatë dy seancave të ligjëratës ligjëruan Prof. Dr Muhamed Murtezi dhe Prof. Dr. Sevdail Demiri.
Në seancën e parë të ligjëratës, temën e elaboroi Prof. Dr. Muhamed Murtezi, ku për të pranishmit, fillimisht tregoi për ndryshimet që kanë ndodhur nëpër botë, në kohra të ndryshme si rezultat i punës së studentëve. Pastaj, theksoi se studenti ka një fuqi në veten e tij, të cilën së pari duhet ta gjejë e pastaj të punoj për të qenë i dobishëm për shoqërinë.
Në përmbyllje të fjalës së tij, z. Murtezi dha përfundimin: “Është e vështirë të bëhesh pjesë e ndryshimeve nëse nuk i njeh ndryshimet, dhe është e vështirë t’i njohësh rrethanat nëse nuk i përkushtohesh leximit”.
Pjesa e dytë e seancës i takoi profesorit Sevdail Demiri, i cili poashtu elaboroi temën “Studenti, fuqi ndryshimi”, nga këndëvështrimi i tij.
Ky ishte aktiviteti qendror i FRI-së, dega në Kumanovë, në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”, të cilën e organizon Forumi Rinor Islam për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Studentit.

1903387_435194633249976_1873684318_n
“Studenti, fuqi ndryshimi” – Kumanove

“Studenti, fuqi ndryshimi” – Kumanove

“Studenti, fuqi ndryshimi” – Kumanove

“Studenti, fuqi ndryshimi” – Kumanove

 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version