Mbrëmjen e së enjtes,më datë 09.04.2015 në info qendrën e Forumit Rinor Islam u zhvillua ligjerata javore e rradhës me ligjëruesin e mirënjohur, hoxhë Qenan Ismaili.
Ligjeratës i parapriu këndimi i disa ajeteve të Kur`anit Famelartë nga Hfz.Ibrahim Sherifi dhe më pas filloi ligjerata me temë:”Njeriu dhe mëkatet”
Ai në menyrë të thuktë bëri elaborimin e temës së lartpërmendur,duke ofruar shumë shembuj dhe mënyra se si duhet ta mbrojmë e pastrojmë nefsin tonë nga kryerja e këtyre veprave të liga që na largojnë nga rrethi i mirësisë
Mes tjerash theksoi se:”Disa nga veprat që shlyejnë mëkatet tona janë:marrja e abdestit me uje te ftoftë,të hudhurit e hapave për namaz me xhemat,të priturit e namazit që pason”
Të pranishëm në këtë ligjeratë ishin një numër i konsiderueshëm i nxënësve ,studentëve,dhe njerëz nga popullata e gjërë
Përndryshe,ligjerata ne fjalë është pjesë e ciklit të ligjeratave javore që planifikohen të realizohen më tutje,në të njejtën ditë,pas namazit të akshamit
Shpejtoni në vepra të mira!

Njeriu dhe mekati (2)
”Njeriu dhe mëkatet” – Qenan Ismaili

Njeriu dhe mekati (1)
”Njeriu dhe mëkatet” – Qenan Ismaili