Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë realizoi ligjëratën e rradhës të ciklit të ligjëratave mujore në zyret e Nëndegës.
“Haxherja modele e mirë për femrën muslimane” ishte tema e rradhës të cilën e shtjelloi teologeja Ajshe Bunjaku Ademi. Mes tjerash theksoi se Haxherja, bashkëshortja e Ibrahimit a.s ka qenë simbol i durimit dhe sakrificës. Nëse ne duam të jemi nëna, motra, gra të veçanta duhet t’i marrim si model nënat, gratë e profetëve, në këtë rast gruan që është shembull për të gjitha nënat Haxherja, nëna e Ismailit a.s Të jemi ato të cilat punojmë e sakrifikojmë sikur Haxherja për Allah, padyshim që në këmbët e tona do të na shtrohet ëmbëlsia e Zemzemit, si shpërblim për bindjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut.
Në fund pjesëmarrëset kishin hapësirë për të parashtruar pyetje.