Aktivitetet dhe trajnimet e projektit “Incept” në degën
e Forumit Rinor Islam – Shkup, vazhdojnë edhe këtë të shtunë.

Tema e takimit të kësaj të shtune ishte fenomeni shqetësues në shoqëri
“Bullizmi”, ligjëruar nga profesoreshë Gilman Osmani.

Trajnuesja shtjelloi temën mbi konceptin dhe llojet e bullizmit,
bullizmin si pjesë e shoqërisë, pasojat dhe luftën kundër tij.

Lojërat e ndryshme dhe punimet në grupe ishin gjithmonë pjesë
e këtyre takimeve, të cilat ishin efikase dhe mjaft të nevojshme
pikërisht për këtë temë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të bëjmë ndryshim duke mos i lërë
vend kësaj dukurie në shoqëritë tona, të vetëdijësohemi duke
pasur kujdes se si i trajtojmë të tjerët.

Të punojmë që ta adresojmë bullizmin, sepse bashkë mund t’i plotësojmë
mangësitë tona,pavarësisht që secili jemi të ndryshëm, ne jemi të barabartë.

 

13 dhjetor, 2024