Departamenti për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Shkup në kuadër të ligjëratave javore me moton: “Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s.”, realizoi ligjëratën e rradhës në Shkup me ligjëruesin Fevzi Musliu.
Tema e radhës e cila u shtjellua ishte “Roli dhe rëndësia e respektit të prindërve në jetën e të riut”. Ligjëruesi shtjelloi temën në fjalë duke sqaruar ajetin e katërmbëdhjetë në suren Llukman: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. Njëashtu ligjëruesi citoi dhe hadithe nga Muhamedi a.s. që i dedikohen prindërve dhe përmendi ngjarje nga jeta e sahabëve duke i marrë shembull për kujdesin ndaj prindërve.
Vlen të përmendet se ligjëratat vazhdojnë çdo të mërkure në Info Qendrën e FRI-së në Shkup.
Vazhdon cikli i ligjëratave javore në Shkup nën moton: "Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s."
EDITOR
8 years ago
previous article