Categories
Lajme FRI

Vazhdon cikli i ligjëratave javore në Shkup

Në Shkup, në kuadër të ligjëratave javore me moton “Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s.”, u realizua ligjërata e radhës me ligjërues hoxhë Fevzi Musliun.

Tema e radhës e cila u shtjellua ishte “Rëndësia e namazit dhe të qenurit pozitiv në shoqëri”. Ligjëruesi shtjelloi temën në fjalë duke sqaruar ajetin e katërt në suren Llukman: “Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin)”. Njashtu ligjëruesi citoi dhe hadithe nga Muhamedi a.s. për rëndësinë e namazit dhe vlerën e saj, si dhe përmendi ngjarje nga jeta e sahabëve duke i kushtuar rëndësi të madhe namazit.

Ligjëratat vazhdojnë çdo të mërkure në Info Qendrën e FRI – së në Shkup.

Exit mobile version