Më 21.11.2025, në Qendrën e FRI-së në Shkup u zhvillua ligjërata e radhës në ciklin “Në gjurmët e të dërguarve”, me temën “Besim i palëkundur – Is’haku a.s.”, e cila u ligjërua nga Mr. Hasan Baftijari.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë një mesazh të fuqishëm rreth besimit, durimit dhe përkushtimit ndaj Allahut, duke u rikthyer në jetën dhe shembullin e profetit Is’hak a.s.
Ky cikël ligjëratash do të vazhdojë çdo javë me tema të reja që synojnë forcimin shpirtëror, moral dhe shoqëror të rinisë.
Shkup, 21 nëntor 2025








