Në ambientet e Forumit Rinor Islam në Shkup, të premten më 28 nëntor, u mbajt ligjërata e radhës në kuadër të ciklit edukativ “Në gjurmët e të dërguarve”.

Ligjëratën e mbajti hoxhë Mr. Hasan Baftijari, i cili shtjelloi temën “Dy zemra të qëndrueshme – Jakubi a.s. dhe Jusufi a.s.”

Gjatë ligjëratës, ligjëruesi foli për durimin, besimin dhe qëndrueshmërinë e këtyre dy pejgamberëve, duke nxjerrë mësime të vlefshme mbi përballimin e sfidave, ruajtjen e moralit dhe mbështetjen e vazhdueshme te Zoti.

Ky aktivitet është pjesë e ciklit edukativ “Në gjurmët e të dërguarve”, i cili zhvillohet çdo javë me qëllim afrimin e të rinjve me mësimet dhe shembujt e pejgamberëve.

Shkup, 28 nëntor 2025