Categories
Akademia Rinore "Mendimi" Lajme FRI

VAZHDON PROJEKTI “GJURMËT” NË TË GJITHË DEGËT E FRI- SË

Gjatë javëve që kemi lënë pas, përkrah aktiviteteve të shumta, në të gjitha degët e Forumit Rinor Islam vazhdon realizimi i projektit “Gjurmët”, që realizohet si pjesë e akademisë rinore “Mendimi”.

Projekti në fjalë ka përfshirë një numër ligjëratash të një karakteri më të përgjithshëm social e fetar, target i të cilave kanë qenë të rinjtë e grupmoshave 15-18 vjeç. Këto ligjërata, të realizuara herë në formë të punimeve në grupe, e herë në formë të ligjëratave interaktive, janë kryesisht tema rreth moralit të mirë, sjelljes, kulturës së gjerë, shoqërisë dhe raportit me të, rinisë dhe temave të ngjashme dhe synojnë ngritjen e nivelit të vetëdijes te pjesëmarrësit.

Temë diskutimi e të shtunës që lam pas në Shkup ishte “Kultura e veshjes, ushqimit dhe përshëndetjes”, me ligjëruese Esma Sherifi Kurti.

Në qytetin e Kumanovës tema që u trajtua ishte “Lëndët narkotike, alkooli dhe duhani”, ku së bashku me trajnuesen, Emine Alimi, nxënësit realizuan punime në grup për të identifikuar shkaqet e këtyre destruktiviteteve.

E njëjta temë, “Alkooli, lëndët narkotike dhe duhani, efektet negative”, u trajtua edhe në degën e Tetovës, me ligjëruese Besa Alili Bajrami.

Në degën e Kërçovës u diskutua rreth “Aktivizmit rinor”, me ligjërues Xhabir Eminin.

Informojmë që këto ligjërata do të vazhdojnë deri para fillimit të muajit të Ramazanit, ashtu që bashkërisht me të rinjtë e mrekullueshëm të këtij vendi të ecim rrugës së shenjtë të besimit të drejtë.

 

7 mars 2022, Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version