Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore edhe këtë vit kanë vazhduar traditën e tyre disa vjeçare të botimit të revistës  studentore “Euroidea“, e cila funksionon në kuadër të Parlamentit Studentor.
Por këtë rradhë ndryshe nga herat tjera kjo revistë  studentore ka publikuar shkrime cilësore në disa gjuhë të ndryshme edhe atë në : shqip,maqedonisht,anglisht,turqisht dhe gjermanisht.
Të organizuar në mënyrë të sofistikuar stafi i redaksisë ka shpërndarë sot falas kopje të revistës nëpër ambijentet e Kampusit në Tetovë, kurse të njëjtën gjë pritet që ta realizojnë edhe ditën e nesërme (E mërkurë) në objektin e ri në Shkup .