Vedel IT, një kompani offshore me kapital danez e krijuar në vitin 2006 ka vendosur të zgjerojë dhe shtojë aktivitetin e vet akoma më tutje duke hapur zyra të reja në Shkup, Maqedoni. Filiala e re e kompanisë do të zgjerojë shtrirjen e kompanisë Vedel IT në një treg më të madh duke ofruar mundësi të shumta për klientët e saj europjanë si për offshore ashtu edhe nearshore outsourcing. Duke u përkëjdesur për rruajtjen e kualitetit, per Vedel IT Shkupi është zgjedhja e duhur për të komplementuar shkëlqimin e kompanisë në aktivitetet e veta në Kuala Lumpur, Malajzi.
Kreshnik Kasami, një shqiptar nga Maqedonia i lindur, i rritur dhe i shkolluar në Danimarkë është caktuar si Drejtor Shtetëror i Vedel IT për Maqedoni. Duke mbajtur pozitën e menaxherit të shitjeve dhe marketingur në Vedel IT, e udhëhoqi menaxhmentin e kompanisë në një sipërmarrje të re në Ballkan. Drejtori i ri, ambicioz dhe i talentuar parashikon që Vedel IT Shkup do të punësojë të paktën 50 punëtorë në vit.
Në përgjithësi, sipërmarrja e Vedel IT Shkup ka marrë mbështetje të pakrahasueshme nga qeveria e Maqedonisë dhe komuniteti I biznesit. “Takimet që i patën pronarët e kompanisë, Henrik Mou dhe Mark Vedel bashkë me mua, me zyrtarë të lartë të qeverisë së Maqedonisë, si Ambasadori Asaf Ademi, Ministri Nikolla Poposki dhe Ivo Ivanovski dhe e bënë të lehtë për ne që të nisim këtë ndërmarrje në vend. Ne jemi të bindur fuqimisht që Maqedonia por edhe I gjithë Ballkani është plot me talentë të rinj dhe profesionistë të IT-së, kështuqë mundësitë për të patur sukses në Maqedoni dhe njëkohësisht për të kontribuar në zhvillimin e talentit lokal janë shumë të mira” tha Kreshnik Kasami.
Hapja e filialës së re të Vedel IT në Ballkan është sinjal I mirë që sende akoma më të mira do të ndodhin në të ardhmen për kompaninë, ashtuqë hapësira e re e krijuar dhe resurset e reja do të ofrojnë një platformë më të madhe për kompaninë për t’u zhvilluar dhe për t’i arritur qëllimet e veta. Maqedonia mund të jetë pika nisëse për shumë sipërmarrje të reja dhe emocionuese në lokacione të ndryshme gjithandej në Ballkan, që do të sjellë një impakt pozitiv për Vedel IT si tërësi. (INA)
Categories