Categories
Lajme FRI

Vendbanimet hebreje – faqe e re e okupimit

Lëvizja sioniste arriti sukses në ngritjen e vendbanimeve hebreje.

Autor: Dr. Nebil Sehli
Ideja e vendbanimeve
Zanafilla e ngritjes së vendbanimeve hebreje filloi pas shfaqjes së Lëvizjes për Reforma Fetare nga Martin Luteri në Evropë.
Ithtarët e fraksionit protestant pretendonin se populli hebrej nuk është pjesë e qytetërimit dhe kulturës evro-perëndimore, por meqë janë “Popull i Zgjedhur i Zotit” ata duhet të kthehen tek “atdheu” i tyre në Tokën e Shenjtë, pra në Palestinë.
Thirrjet e para për aktualizimin e idesë së këtillë i bëri një tregtar danez i cili në vitin 1695 përgatiti një plan për kthimin e hebrenjve në Palestinë. Këtë ide ai e përhapi edhe tek mbretërit evropian të asaj kohe. Gjatë ekspeditës së tij famshme në Egjipt dhe Siri (në vitin 1799), Napoleon Bonaparta (1769-1821) ishte lideri i parë i cili propozoi shtrirjen e shtetit hebrenj në Palestinë.
Më vonë – gjegjësisht në shek XIX – fushata e thirrjes për projektet e vendbanimeve hebreje në Palestinë u intensifikua. Më pas, kjo thirrje u përhap nga viset evropiane, në viset e kolonizuara në Lindje, të cilët (evropianët) i kishin pushtuar nga Perandoria Osmane.
Këto ftesa u mirëpritën nga një numër i madh i lordëve, madje lordi hebrej Hazbor bëri një ftesë për t’a zgjidhur çështjen e hebrenjve përmes kolonizimeve të tokës së Palestinës, edhe atë me mbështetjen e fuqive të mëdha. Ai u ndihmua edhe nga Lordi Palmerston (1784-1856) i cili kishte gëzuar poste të ndryshme në Britaninë e Madhe, i cili në fillim mbante postin e Ministrit të Punëve Jashtme, pastaj si kryeministër, ndërsa në vitin 1838 u emërua si mëkëmbës i Britanisë së Madhe në një konsull në Palestinë, me qëllim që t’i mbrojë interesat e popullit hebrenj po në këtë vend.
Po ashtu ai kërkoi nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Stamboll që t’i ftojë autoritet osmane për të ofruar leje për shpërnguljen e hebrenjve në Palestinë.
Ideja e pushtimit
E gjithë kjo ide morri hov të madh me shfaqjen e lëvizjes së sionizmit si lëvizje politike raciste në gjysmën e dytë të shek XIX e cila kishte për qëllim dominimin ndaj tokave palestineze. Ndër më të shquarit të cilët vepruan për këtë ide ishte Lorenz Oliphant (1820-1888) deputet në parlamentin anglez, po ashtu edhe pjesëtar i trupit diplomatik anglez, i cili mendonte se hebrenjtë duhet shpëtuar nga qytetërimi perëndimor dhe se duhet të dërgohen në atdheun e tyre në Palestinë.
Një gjë e tillë do të mund të arrihej vetëm nëse hebrenjtë futen nën ombrellën e Perandorisë Osmane dhe të luajnë një rol kyç për t’a shpëtuar shtetin otoman nga kriza ekonomike dhe ajo financiare që në atë kohë e kishte goditur Shtetin Osman, kështu që duke marrë fonde të ndryshme hebrenjtë do të mund t’a shpëtonin Shtetin Osman, si dhe do t’a arrinin qëllimin e tyre.
Në vitin 1880 publikohet libri “Toka e Xhileadit” përmes së cilit shtrirja e vendbanimeve hebreje propozohet në Lindje të Jordanisë, ndërsa në veri deri në Detin e Vdekur, vise këto të cilat duhet të mbeten nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, ndërsa të qëndrojnë nën mbrojtje të Britanisë së Madhe. Sipas kësaj mënyre, de fakto bëhet kolonizimi hebrenj i Palestinës dhe të disa vendeve fqinje përreth, duke ngritur vendbanime të reja.
Në shek. XIX Lorenz Oliphanti bëri përpjeke për t’i bindur liderët hebre në lidhje me shpërnguljen e hebrenjve në Palestinë. Në mesin e liderëve ishte edhe Moshe Mountvouri (1784-1885) i cili po ashtu bëri përpjeke që të merr në këste tokat e 200 fshatrave përreth qytetit Galile, edhe atë me një kohëzgjatje prej pesëdhjetë viteve. Mirëpo, përpjekjet e tij dështuan, pasi që një gjë të këtillë e kishin refuzuar qeveritarët mysliman të vendeve të Shamit. Më vonë autoritetet osmane kishin blerë një numër të madh vendesh në afërsi të Jerusalemit dhe Jafës, e që kishin qenë të banuara me disa familje mjaftë të pasura hebreje.
William Hasher u përpoq për të mbledhur donacione dhe ndihma financiare me qëllim që t’iu dërgohen organizatave sioniste, kështu që ata të nxisin ndërtimin e vendbanimeve në Palestinë, nën mbrojtjen e Britanisë së Madhe.
Fillimi i aktiviteteve për vendbanimet hebreje
Në vitin 1878 shoqatat hebreje u aktivizuan dhe filluan të blejnë 3.375 dunum tokë (1 dunum=1.000 metër katrorë). Kjo tokë u regjistrua në emër të hebreut austriak Solomon, dhe më pas vazhduan përpjekjet e dominimit mbi tokat palestineze deri në vitin 1881. Historiani hebre Walter Lacquer pohon se zyrtarizimi i vendbanimeve bëhet pas arritjes së rreth 3.000 hebrenjve nga Evropa Lindore. Prej vitit 1882 e deri në vitin 1884 u ngritën një numër i madh i vendbanimeve në tokat palestineze. Më pas, tokat palestineze u morën sipas mënyrave të ndryshme, sidomos blerja dhe marrja me këste për vite të gjata. Me qëllim të arritjes së qëllimeve të tyre, hebrenjtë formuan organizata të ndryshme që do të merren më këto çështje. Ndër e njohur ishte: organizata “PEKA” – organizatë kjo e formuar nga baroni Mayer Rothschild, “Agjencia Hebreje”, e që më pas prej kësaj agjencia doli “Konferenca Botërore e Sionizmit”, kongresi i parë i së cilës u mbajt në vitin 1897 në Bazel. Gjithashtu, në atë kohë në Palestinë u themelua edhe “Fondi popullor Hebre”, si dhe disa kompani tjera angleze.
Aktiviteti i këtyre organizatave filloi pas Luftës së Parë botërore, sidomos pas Konferencës Botërore të Sionizmit dhe pas Deklaratës së Balfurit të vitit 1917, për mes së cilës përfundimisht u bë e shpallur se atdheu i Hebrenjve në një të ardhme të afërt do të jetë Palestina. Këso kohe toka palestineze qe nën mandatin britanik. Qeveritarët dhe qeveria angleze luajtën një rol të rëndësishëm kur ishte në pyetje shpërngulja e hebrenjve në Palestinë.
Pra, na bëhet të kuptojmë se toka palestineze nga britanikët iu lihet në trashëgimi hebrenjve. Bazuar në këto veprime, hebrenjtë në kohën e shpalljes së shtetit të tyre (maj të vitit 1948), duhej t’i posedonin 20 milion dunum sipërfaqe të tokës.
Në vitin 1878 bashkësitë hebreje në Jerusalem ngritën një vendbanim të ri në qytetin Petah Tikva, ndërsa në vitin 1882 u ndërtuan edhe tre vendbanime tjera të emëruara si: Rischon Le-zion, Zichron Yakoub dhe Roche Yebna. Ngritja e vendbanimeve vazhdoi edhe në disa vende tjera, si në: Afroun në vitin 1883, Gedera në vitin 1884, ndërsa në vitin 1900 vendbanime u ngritën edhe në Rehebout dhe në Aharuon.
Pas Kongresit të Dytë të Konferencës Botërore të Sionizmit të vitit 1898, u nxor një ligj ku parashihej se përgjegjës për çështjet e pushtimit dhe ndërtimit të vendbanimeve është pikërisht kjo Konferencë Sioniste.
Në 22 vendbanime izraelite të shtrira kryesisht në toka pjellore palestineze, hebrenjtë dominonin në mbi 200 mijë dunum tokë, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore u zgjeruan në 200 deri në 418 mijë dunum sipërfaqe të tokës. Më pas, datave filloi një periudhë e re e ngritjes së vendbanimeve hebreje në Palestinë.
Konferencat sioniste vepronin për implementimin e programeve të parapara në Konferencën e parë, pra të vitit 1897. Këto programe thirreshin në okupimin tokave Palestineze, edhe atë përmes punëtorëve dhe bujqve hebre, si dhe vepronin në sferën e ngritjes së ndjenjave dhe ndërgjegjes kombëtare hebreje me qëllim të realizimit të planit afatgjatë të Konferencës Sioniste. Pra, filozofia e okupimit të vendbanimeve hebreje në Palestinë është e vjetër që nga kohët e ideve të para për vendbanimet hebreje, e që u përcoll deri te ngritja e shtetit izraelit.
Të gjitha këto konfiskime u realizuan me qëllim të ndryshimit të procesit (hartës) demografike të banorëve palestinez, duke i vendosur në ato vende hebrenjtë që vinin nga e tërë bota. Territoret palestineze u okupuan gjatë pesë etapave të njëpasnjëshme, edhe atë që nga shek. XIX, e deri te Lufta e Dytë Botërore.
Shpërngulja e hebrenjve
Shpërnguljet e hebrenjve ndihmuan për të arritur deri tek qëllimet demografike të cilët edhe konsiderohen si bazë e politikës popullore sioniste në Palestinë.
– Etapa e parë e shpërnguljeve hebreje u bë gjatë viteve 1882-1903. Gjatë kësaj periudhe u vendosën rreth 10.000 hebrenj të cilët kryesisht erdhën nga Rusia. Ky proces ndodhi pas vrasjes së Carit rus.
– Etapa e dytë e shpërnguljeve u realizua ndërmjet viteve 1904 dhe 1918. Gjatë kësaj periudhe në tokat palestineze u vendosën afër 85.000 hebrenj.
– Etapa e tretë e shpërnguljeve u realizua ndërmjet viteve 1919 dhe 1923, gjegjësisht pas revolucionit bolshevik. Gjatë kësaj periudhe në Palestinë u vendosën rreth 35.000 hebrenj.
– Etapa e katërt e shpërnguljeve u realizua ndërmjet viteve 1924 dhe 1932. Gjatë kësaj periudhe në tokat palestineze do të vendosen rreth 62.000 hebrenj. Të gjithë ata erdhën nga SHBA-të.
– Etapa e pestë e shpërnguljeve u realizua ndërmjet viteve 1933 dhe 1938, periudhë kjo kur tanimë hebrenjtë kishin filluar të ndiqen nga nazistët. Në këtë periudhë në Palestinë u vendosën afër 164.000 hebrenj.
Përveç këtyre migrimeve kishte edhe migrime të cilët realizoheshin fshehurazi, edhe atë gjatë viteve të 40-ta ata kryesisht vinin nga Jemeni, Etiopia, Afrika Veriore, Turqia, Irani, etj.
Deri në vitin 1948 në tokat e Palestinës arritën të vendosen rreth 650.000 hebrenj. Me themelimin e shtetit Izraelit u nxit edhe më tej migrimi i hebrenjve në Palestinë. Në vitin 1950 u miratua Ligji i Kthimit, ndërsa në vitin 1952 u miratua ligji mbi shtetësinë, ashtu që nga themelimi i shtetit Izraelit, pra prej vitit 1948, e deri në vitin 1967, popullsia izraelite numëronte diku rreth 1.3 milion banorë.
Mirëpo, migrimet për të okupuar tokën palestineze nuk u ndalën këtu, por ato vazhduan edhe pas vitit 1948, gjegjësisht deri në vitet e 90-ta të shek XX. Një numër shumë i madh i migruesve hebrenj, erdhën nga ish republikat sovjetike. Gjatë periudhës 1948-1960, migrimet hebreje ndihmuan rritjen e popullsisë izraelite në Palestinë deri në 65%. Rast i njëjtë është edhe në periudhën e viteve 1990-2000, periudhë gjatë së cilës migrimi i hebrenjve filloi të bie, pasi që hebrenjtë tanimë e ndienin veten si jo të sigurt në Izrael. Migrimet e tyre kryesisht u përqendruan në vendet e zhvilluara, si në SHBA, Kanada, Francë, Britani, etj.
Izraeli dhe rëndësia e vendbanimeve
Përmendëm se vendbanimet luajnë rol të rëndësishëm kur janë në pyetje projektet sioniste në tokën palestineze. Lëvizja sioniste arriti sukses në ngritjen e vendbanimeve hebreje. Sot, shteti izraelit në pronësi të tij posedon afër 77% të territorit palestinez ose 27.009 km katrorë. Që nga ajo kohë Izraeli ushtroi trysni të paparë ndaj popullit palestinez. Ndaj tyre u kryen masakra dhe krime të tmerrshme, si në në qytetin Haifa, Dier Jasin dhe Kefr Kasim në afërsi të Jerusalem.
Kjo bëri që palestinezët të zhvendosen si refugjatë në vendet fqinje arabe ose në Bregun Perëndimor dhe në rripin e Gazës, pavarësisht rezolutës 194, si dhe të 50-të rezolutave të tjera të cilët ftojnë në kthimin e palestinezëve në vendet e tyre për një kohë sa më të shpejtë që është e mundur. Studimet e fundit tregojnë se aktivitetet për vendbanimet izraelite në bregun perëndimor thirren në ngritjen e 150 vendbanimeve të reja ku do të vendosen rreth 300.000 banorë hebrenjë.
Pra, këto janë planet hebreje me të cilat synohet të hebreizohet Bregu Perëndimor, si dhe lagjet muslimane brenda qytetit Jerusalem.
Marrë nga: http://www.aljazeera.net
Nga gjuha arabe përktheu dhe përshtati në shqip: MUHAMED JASHARI – Shkup

Exit mobile version