Sipas disa vlerësimeve në 6 vitet e fundit, në institucionet shtetërore janë punësuar 40.000 njerëz, pjer të cilëve, 6.000 janë shqiptarë – thonë ekonomistët. Trendi i ngarkimit kuantitativ të administratës nuk ndalet. Ministri Ivo Ivanovski thotë se me Ligjin e ri për administratë do të numërohen të punësuarit dhe do të dihet saktë se sa është numri i tyre në gjithë aparatin shtetëror. Deri atëherë – manipulohet me një numër prej rreth 160 mijë administratorësh. Ekspertët thonë se profesionalizimi dhe efikasiteti i administratës, para së gjithash, varen nga vullneti politik dhe gatishmëria që të mos ketë presione politike dhe shantazhe. Sivjet, vetëm nga buxheti i shtetit janë planifikuar mbi 384 milionë euro për rrogat e administratës.
Për 6 vjet – janë punësuar 6.000 shqiptarë?
Këtë vit rrogat dhe kontributet për administratën do t’i kushtojnë buxhetit mbi 384 milionë euro. Në krahasim me vitin 2012, kur për rroga janë harxhuar 373 milionë euro, këtë vit kjo linjë është rritur për 11 milionë euro. Sipas përfaqësuesve qeveritarë rritja është rezultat i rritjes së paralajmëruar të rrogave të administratës, por edhe i punësimeve të reja. Rrogat do të rriten, do të jepen pesëshe dhe njësha për administatorët – por numri i njerëzve që punojnë në aparatin shtetëror dhe administrativ akoma mbetet i panjohur.
“Mendoj se shumë eksperimentojnë me gjëra të cilat janë të njohura në botë. Tani bëjmë ndarje në administrattë shtetërore dhe publike, sjellim ligje për rritjen e efikasitetit, e në fund mbetet të na lodhë një problem, e ai është se sa njerëz punojnë nën ombrellën shtetërore. Nuk e kam të qartë se si mundet në një vend me 2 milionë banorë të mos mund të numërohen të punësuarit në administratë. Mendoj se tani ofrohen zgjidhje të këtilla ligjore vetëm për një arsye, e ajo është që të lihen në plan të dytë problemet që janë të rëndësishme, si papunësia dhe rritja ekonomike”, sqaron profesori universitar, Sami Bislimi.
Ministri përkatës, Ivo Ivanovski thotë se pikërisht me Ligjin e ri për administratë do të sigurohen të dhëna për numrin e të punësuarve. Sipas disa informatave, numri i administratorëve rrotullohet edhe deri në 160.000.
Ligji për administratë që pritet të hyjë në fuqi, jo vetëm që i ndau deputetët në Kuvend, por shkaktoi edhe përçarje në radhët sindikaliste. Përderisa, një pjesë e sindikateve të degëve të caktuara, në krye me Zhivko Mitrevskin, dhanë përkrahje për këtë zgjidhje, nga sindikata më e madhe e Sindikatës të punëtorëve të administratës, organave të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve të RM-së, thonë se zgjidhja është në dëm të administratës.
“Nuk mund të kuptojmë se pse sindikata është anashkaluar kësaj radhe, fjalën kryesore duhet ta thotë pikërisht kjo sindikatë, jo në kuptim që të diktojmë se çka duhet të bëhet dhe si duhet të bëhet, por për shkak se ne jemi më të prekur nga kjo zgjidhje. Te ne, 80% e anëtarësisë janë pikërisht nëpunësit shtetërorë dhe publikë”, reagojnë nga kjo sindikatë.
Me Ligjin e ri për amdinistratë, të punësuarit përveç që do të notohen në aspekt kualitativ, dhe për këtë do të fitojnë, duke filluar nga shpërblimet e deri te dënimet me përjashtim, pastaj, pa marrë parasyshs se në çfarë vendi të punës janë të angazhuar, ata duhet ta flasin njërën nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian, e si dëshmi për këtë duhet të kenë çertifikatë të pranuar ndërkombëtarisht, që kushton rreth 150 euro.
Një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se zgjidhja e këtillë ligjore le hapësirë për subjektivitet në vlerësimin e administratës dhe opozita konsideron se kjo zgjidhje do të përdoret për revanshizëm partiak.
Profesori Bislimi, sqaron se ligji i ri nuk do ta zgjidhë problemin e vjetër – ngarkimin kuantitaiv të administratës.
“Duhet të jepet përgjigje në disa pyetje, a na duhet administratë e këtillë, sa është ajo efikase, sa është numri i saj dhe në fund a jemi të aftë ta paguajmë atë. Sipas disa vlerësimeve, numri i administratorëve rrotullohet prej 140.000 deri në 160.000, ndërsa mesatarja për një vend si Maqedonia është prej 60.000 deri në 70.000 të punësuar. Jemi dëshmitarë se në 20 vitet e fundit administrata vetëm shtohet, ndërsa gjatë këtyre 20 viteve nuk krijuam kushte për rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin privat”, thotë profesori dhe shton:
“Sipas disa vlerësimeve, në 6 vitet e fundit në institucionet shtetërore janë punësuar 40.000 njerëz, e prej tyre 6.000 janë shqiptarë. Është e saktë se duhe të respektohet Marrëveshja e Ohrit sa i përket përfaqësimit të drejtë, por duhet të ruhet edhe profesionalizmi, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Jam i bindur se edhe në mesin e maqedonasve edhe në mesin e shqiptarëve, ose cilido qoftë etnitet tjetër, ka profesionistë, por pyetja është se si arrihet deri te vendi i punës. Përveç çelësit nacional, aty është edhe çelësi partiak.”
Profesionaliteti dhe efikasiteti i administratës është pjesë përbërëse e çdo Raporti të BE-së për përparimin e Maqedonisë. Punësimet dhe përparimet në administratë duhet të bëhen sipas meritave profesionale – shkruante në Raportin e fundit të publikuar të BE-së.
Përderisa flasim për punësime në institucionet shtetërore, në kurriz të punësimeve në sektorin privat, nuk do të ketë përparim ekonomik – vlerësojnë ekonomistët.
“Trendi i këtillë i mbushje së administratës nuk guxon të vazhdojë në këtë mënyrë dhe ai nuk është qëndrueshëm. Ne tani vetëm e prolongojmë problemin, pro nuk e zgjidhim atë. Ndërsa zgjidhjen nuk duhet ta kërkojmë te punësimet në administratë, por te punësimet në sektorin privat. Indikator më i mirë për atë se si qëndrojnë punët në biznesin e investimeve, të cilat janë gjenerator i vendeve të reja të punës. Përqindja e investimeve në nivel vjetor është prej 2% deri në 5%, që është në nivel jashtëzakonisht të ulët” – thotë profesori Bislimi.
Punësimet e fundit më masovike në institucionet shtetërore u zbatuan te “Pyjet e Maqedonisë”, ku u pranuan 1.600 persona. Për një pjesë të tyre akoma kërkohet vendi i punës.
/Portalb/
admin
11 years ago
previous article
Karateisti i pamposhtur i Gostivarit
next article
Ja aplikacioni i ri për njerëzit e verbër
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago