Categories
Lajme

Verandat osmane në Qabe nuk do të prishen

Tashmë janë të sigurt Portikët (verandat) osmanë përreth Qabesë, vendit të shenjtë për botën islame.
Në këtë proces, kanë qenë efektive jo vetëm përpjekjet e autoriteteve më të larta të Arabisë Saudite, por edhe ato të shoqërisë civile.
Verandat osmane të cilat janë të mbyllura lart por që pjesa e përparme mbetet e hapur, vihen re shpesh në arkitekturën osmane dhe sidomos nëpër xhami.
Shembulli më prestigjioz i verandave është përreth vendit të shenjtë për myslimanët, Qabesë.
Këto veranda që ishin në rrezik për shkak të restaurimeve në kuadër të projektit të zgjerimit, tashmë janë të sigurta.
Ato nuk do të shemben, dhe mbrohen me kujdes nga ana e kompanisë turke që ka sipërmarrë restaurimin.
Në këtë proces, efektive kanë qenë jo vetëm sugjerimet e Presidentit Gyl dhe Kryeministrit Erdoan me autoriteteve më të larta të Arabisë Saudite, por edhe ato të shoqërisë civile.
Burimet përkatëse në lidhje me këtë temë theksojnë se sjellja e verandave në Turqi nuk bëhet fjalë. Ato do të mbrohen në vendin ku ndodhen./trtalbanian/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version