Edhe pse gjethet na bëjnë me dije se ndodhemi në stinën e vjeshtës, temperaturat e ditëve të fundit lënë përshtypjen e ditëve të verës.
Mot i nxehtë dhe me diell temperatura deri në 29 gradë celsius ishin karakteristikë e këtyre ditëve. Mot me temperature të larta mbizotëroi edhe sot. Shumë nxehtë, si pranverë.
Kjo kohë me diell jo vetëm që ndikon në disponimin e tyre por njëkohësisht është ekonomike, sepse gjatë ditës nuk janë të detyruar të ndezin diçka për tu ngrohur.
Por mjekët thonë se temperaturat jo të zakonta, nuk janë janë shkas për rritjen e numrit të pacientëve për shkak të virozëve ku më të prekur janë njerëzit me sëmundjet kronike dhe kardiovaskulare.
“Infeksionet e organeve të frymëmarrjes, ndezja e hunëve, rrufa , teshtitje, ndezje të fytit paraqitja e pezmatimit të bajameve e tërë kjo mund të na çoj deri tek një komplikim apo infeksion që ka pasoja ndezje të veshit, sinuseve ku për të mos u komplikuar situate duhet ndihma e mjekut”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Viteve të fundit ndërrimi i stinëve nuk bëhet në formën klasike, si më parë por kemi stinë të stërvonuara apo të katër stinët i ndjejmë në një ditë. /tvm2/
Categories